Politike

VIDEO/ Sherr në Kom. Tabaku-Felajt: Pusho se do të të nxjerr jashtë

21 Shkurt 2022, 10:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Sherr në Kom. Tabaku-Felajt: Pusho se do të të nxjerr

TIRANË –  Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët është përfshirë nga debate të ashpra mes kryetares Jorida Tabaku dhe n/kryetares Ermonela Felaj. Kjo e fundit ndërhyri në fjalën e Tabakut duke e irrituar këtë të fundit. N/kryetarja e Partisë Demokratike e konsideroi të pahijshme sjelljen e deputetes socialiste dhe e paralajmëroi të qetësohej, ndryshe do ta nxirrte jashtë.


Pjesë nga mbledhja e komisionit të inceneratorëve

Tabaku-Felajt: Je duke prishur komisionin hetimor. Të nderuar kolegë, Felaj shembulli më I shëmtuar se si zonjat bëjnë politikë. Je pakonceptueshme. Nuk ma humb durimin. Ju kërkoj ndjesë kolegëve. Nuk e ndërpreva zonjën Felaj. Shko lexoje atje. Për të gjithë të interesuarit. Është e pakonceptueshme si një zonjë mund të sillet kështu. A mund të pushosh? Të lutem, qetësohu dhe pusho. Mblidh veten dhe pusho se po prish mbledhjen, do të të nxjerr jashtë. Pusho. PS është krenare që erdhi nga pushimet jashtë me fuqi të plota për këtë komision. Në cilësinë e kryetares së komisionit. Nuk ka akuzë më të mirë sesa nga ato që duhet të ishin para drejtësisë për korrupsion të lartë sesa ajo që po bën zonja Felaj. Këta në konflikt të pastër duan të marrin peng punën e komisionit, nuk duhej të ishte këtu si zv/kryetare. Ju tërheq vëmendjen, nuk kam përfunduar. Mos e hapni mikrofonin.

Sot, Partia Socialiste vendosi të kallëzojë në Prokurorinë e Posaccme Antikorrupsion n/kryetaren e Partisë Demokratike Jorida Tabakun pasi kjo e fundit u takua me kryetarin e SPAK Arben Kraja.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve ermonela felaj jorida tabaku afera e inceneratorëve ermonela felaj jorida tabaku

Sondazh

Poll