Politike

Meta shpërndan mesazhin e Boris Johnson: Nuk lejojmë që dera e NATO-s të mbyllet

20 Shkurt 2022, 16:00 Nga DOSJA
Meta shpërndan mesazhin e Boris Johnson: Nuk lejojmë që dera e

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta çmoi mesazhin e kryeministrit britanik Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Facebook, kreu i shtetit theksoi se angazhimi i Perëndimit që dera e NATO-s të mos mbyllet për vendet e reja që aspirojnë t’i bashkohen kësaj organizate është mesazh kuptimplotë. Johnson u shpreh se Perëndimi nuk do të braktisë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë.

POSTIMI I ILIR METËS:
Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022

“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”.

Konferenca e Mynihut nisi punimet ditën e premte ku morën pjesë 30 shtete dhe Rusia nuk dërgoi delegacion. Në këtë konferencë u diskutua çështja e nxehtë e konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike boris johnson ilir meta konflikti rusi-ukraine boris johnson ilir meta konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll