Politike

Paralajmërimi për 6 marsin/ Paloka i përgjigjet Kim: Po prishni marrëdhëniet mes dy vendeve

21 Shkurt 2022, 09:52 Nga DOSJA
Paralajmërimi për 6 marsin/ Paloka i përgjigjet Kim: Po prishni

TIRANE- Deputeti demokrat Edi Paloka, anëtar i Komisionit për Rithemelimin i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim pas deklaratës së fortë se “çfarë i detyrohen kandidatët e 6 marsit Sali Berishës”, (Lexo këtu). Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka i kujton Kim hetimet për inceneratorët dhe thotë se do e kishte kuptuar se kush janë realisht të korruptuarit në vendin tonë, ndërsa shton se me qëndrimet e saj, ambasadorja po prish raportet mes dy vendeve.

REAGIMI I PLOTE:

Pra sipas jush zonja ambasadore, shqiptaret duhet te votojne kandidatet e ketyre…?!!
Keta shqiptaret i njohin mire po dhe ju zonje , sikur vetem skandalin e fundit te inceneratoreve te kishit ndjekur, do e dinit po aq mire se kush jane te korruptuarit e kryekorruptuarit ne kete vend.
Vertete nuk e kuptoni se keshtu nuk po beni gje tjeter , vecse po demtoni imazhin e vendit qe perfaqesoni perpara nje populli qe ate vend e adhuron pikerisht per vlerat dhe parimet qe perfaqeson e jo vetem per historine qe na lidh ?!
Keni thene dikur se ka nga ata qe perpiqen te prishin marrdheniet midis SHBA dhe shqiptareve! Po ju them sot, se askush me shume se ju nuk po perpiqet ta bej nje gje te tille duke u vene ne krah te nje qeverie qe vete Departamenti juaj i Shtetit e ka cilesuar si me te korruptuaren ne rajon!

 

Lajmi kryesor: Zgjedhjet, Yuri Kim pyetje kandidatëve të 6 marsit:Çfarë i detyroheni Berishës nëse fitoni?

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka sali berisha non grata yuri kim edi paloka sali berisha non grata yuri kim

Sondazh

Poll