Politike

Berisha: Sharra, miniera e floririt e Ramës, Veliaj ia dha njeriut të tij

20 Shkurt 2022, 15:44 Nga DOSJA
Berisha: Sharra, miniera e floririt e Ramës, Veliaj ia dha njeriut të

DURRËS-  Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për dhënie e koncensionit të mbeturinave të Sharrës njërit prej klientëve të tij. Në takimin që pati me banorët e Shën Vlashit ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, lideri historik i PD akuzoi dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako se ka dërguar 10 milionë euro taksa për inceneratorët, një aferë që llogaritet se i ka shkaktuar dëm shtetit shqiptar prej 430 milionë eurosh.

“Ai i Elbasanit ishte për skrap. Ata kanë hajdutë të tillë me paratë tuaja, kanë bërë shpenzime qindra mijëra euro udhëtime dhe makina luksoze. Kanë marrë me, ministrat kanë vjedhur me valixhe të mëdha. Ministrat kanë dhjetëra miliona euro me Erion Velinë. Edhe kjo zonjë (Sako) nga taksat tuaja ka futur 10 milionë euro në aferën e djegësave. Po të donte e shkëpuste inceneratorin e Durrësit. Sharra është miniera e floririt të Edi Ramës. Ndërmarje e bashkisë së Tiranës për 25 vite. Veliaj e privatizoi ia dha njërit që donte vetë. Tani çdo ton pleh që depozitohet aty, duhet të paguani 29 euro, nga Durrësi 40 euro. Ia paguani Ramës dhe Veliajt. A ka vjedhje më të madhe? Në këtë aferë, Sakoja është e implikuar, ka paguar taksë 10 milionë euro nga qytetarët e Durrësit. Ndodhi këtu groposja e plehrave. Groposëm depozitat e Lindanit në 2012 me fond të BB 2.9 milionë dollarë, kaq kushtoi. Ata groposën plehrat e zakonshme. Ata vodhën 15 milionë euro. Nuk votohet ky person (Sako)”, u shpreh Berisha në takimin me banorët e Shën Vlashit.

LAJMI KRYESOR: Berisha ndalet në Durrës: Sako duhej të ishte në gjyq. Sharra, minierë floriri e Ramës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama erion veliaj sali berisha sharra edi rama erion veliaj sali berisha sharra

Sondazh

Poll