Politike

Kryemadhi:Lefter Koka, qokë 500 mijë euro nga dy kompanive fiktive, SPAK të ndalojë pagesat

20 Shkurt 2022, 19:15 Nga DOSJA
Kryemadhi:Lefter Koka, qokë 500 mijë euro nga dy kompanive fiktive,

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi denoncoi në profilin e saj në Facebook se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka përfituar 500 mijë euro për inceneratorin e Tiranës deri në dhjetor 2021 me ndihmën e dy kompanive fktikve dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në postimin e saj, Kryemadhi kërkon nga Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit që të urdhërojë qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës që të ndalojnë kryerjen e pagesave për inceneratorin e kryeqytetit. Ajo shpreson që prokurorët e SPAK-ut të ngrihen në lartësinë e duhur për të ndalur këtë aferë.

Nr.1 i LSI shton se i jep mbështetjen e plotë SPAK-ut për të çuar deri në fund zbardhjen e kësaj afere dhe vënien para drejtësisë të personave të implikuar.

POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT:
Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.

Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve erion veliaj lefter koka afera e inceneratorëve erion veliaj lefter koka

Sondazh

Poll