Politike

Takim me demokratët e Kamzës, Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut

20 Shkurt 2022, 17:01 Nga DOSJA
Takim me demokratët e Kamzës, Basha-Ramës: Hiq dorë nga

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike i bëri thirrje kryeministri Edi Rama që të mos kërcënojë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në takimin me demokratët e Kamzës, lideri i PD tha se s’mund të ketë sukses hetimi i aferës së inceneratorëve nuk mund të shkojë deri në fund përderisa e konsideron Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës 430 milionë euro të inceneratorëve në Durrës, Elbasan dhe Fier. Më tej, lideri i opozitës theksoi se kryeministri Rama po provohet se është koka kryesore e kësaj afere korruptive.

“Vetë qenia e Edi Ramës në krye të qeverisë, përbën një pengesë për një hetim serioz dhe të besueshëm. Edhe sikur ky të ishte duar-jashtë. Edhe sikur ne ta donim fort. Thjesht dhe vetëm për parimin më të shenjtë të drejtësisë, që nuk mund të veprojë, dhe nuk po vepron. E kundërta po ndodh. Dhe dua ti bëj sonte, dua ti bëj sot një thirrje, këtu nga Kamza; hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut! Ta dëgjojë mirë këtë mesazh, dhe ta kuptojë që nuk ka gjë që s’merret vesh. Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut! Por kjo është një arsye më shumë, se pse Edi Rama nuk mund të jetë më asnjë orë të vetme, kryeministër i Shqipërisë. Se dhe vetë procesi, i hetimit të vjedhjes së shekullit, nuk mund të shkojë në përfundimin që duhet të shkojë, për hir të atyre parave që janë buka e fëmijëve të shqiptarëve. Janë pensionet e gjyshërve dhe gjysheve tona, janë spitalet e rrënuara, është sistemi arsimor në kolaps, është shpresa që vritet përditë, është Shqipëria që zbrazet. Pa largimin e këtij kryeministri, nuk mund të ketë sukses hetimi, nuk mund të shkojë deri në fund, nuk mund të shkojë deri aty ku duhet të shkojë. Pse? Sepse të gjitha provat faktojnë, që ky jo vetëm po e pengon hetimin, për të mbrojtur ata që tanimë kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar të partisë demokratike. Por ky vetë po provohet si koka e aferës”, deklaroi Basha.

SHIKO DHE KËTË:

Inceneratorët, Basha: Të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë në komision

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha spak lulzim basha spak

Sondazh

Poll