Politike

Berisha: Luan Hoti të japë dorëheqjen, i ka çuar valixhe me euro Ramës

20 Shkurt 2022, 15:52 Nga DOSJA
Berisha: Luan Hoti të japë dorëheqjen, i ka çuar valixhe

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hoti. Në fushatën në Shën Vlash për prezantimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Durrës, lideri historik i PD tha se Hoti i ka dërguar valixhe me euro kryeministrit Edi Rama pasi ka marrë prej tij koncesionin për anijet nga Shëngjini në Sarandë. Sipas Berishës, Luan Hoti nuk do të mendojë për qytetarët e Durrësit, por për koncesionin e anjeve pasi i skadon kontrata në qershor të ktij viti dhe do të bëjë gjithçka për ta rinovuar.

“Kandidatin e ka kopje të tij. Tju them Luan Hoti është kopje e tij, jo se e ka vënë ai. Del se nga Edi Rama ka dhuratë monopolin e porteve nga Saranda ën Shëngjin. Ndalohet me ligj. Do të thotë I ke çuar një valixhe me euro Ramës. Nuk japim monopole. Luani jo vetëm që e ka patur 4 vite, në qershor përsërit kontratën. Tani I bie të mendojë o për ju, o monopolin e tij. Do të mendojë për monopolin. E ftoj, të shqyrtojë të japë dorëheqjen se ndryshe do mbetet kopje e Lulzim Bravës”, tha Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha ndalet në Durrës: Sako duhej të ishte në gjyq. Sharra, minierë floriri e Ramës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti sali berisha luan hoti sali berisha

Sondazh

Poll