Sport

Humbja ndaj Sassuolos, Inzaghi ngre zërin: Nëse jemi për titullin kampion, nuk duhet…

20 Shkurt 2022, 20:01 Nga DOSJA
Humbja ndaj Sassuolos, Inzaghi ngre zërin: Nëse jemi për titullin

ITALI– Simone Inzaghi mundohet të analizojë pa ndonjë dramë humbjen e Interit ndaj Sassuolos, e cila i kushtoi zikaltërve pasi nuk arritën dot të dilnin në krye të klasifikimit.

“Kemi krijuar shumë, por nuk ishim efikas”, ka thënë trajneri i Interit. “Duhet të kishim një qasje tjetër, do ta analizojmë me qetësi këtë humbje. Jemi të gjithë aty në renditje, tani e tutje do të ketë 13 finale”, shtoi ai.

Më pas trajneri analizon mbi të gjitha pjesën e parë, në të cilën Interi pësoi dy golat, duke e çuar lojën në rritje: “Jam shumë i zemëruar për golat, Sassuolo kishte fituar në San Siro me Milanin dhe më pas me Juven. Një ekip që dëshiron të fitojë titullin kampion nuk mund të fillojë një ndeshje si kjo”, pohoi ai.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Në pjesën e dytë u përpoqëm të organizonim diçka, krijuam shumë, por duhej të bënim më mirë.” Për mungesën e Brozovic, trajneri i Interit tha: “Duhet të jemi më të fortë pavarësisht mungesave apo pezullimeve.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter inzaghi sassuolo inter inzaghi sassuolo

Sondazh

Poll