Sport

Real Madrid nis arratisjen drejt titullit, Alaves mbijeton vetëm një pjesë loje

19 Shkurt 2022, 22:40 Nga DOSJA
Real Madrid nis arratisjen drejt titullit, Alaves mbijeton vetëm një

SPANJË– Real Madrid nuk e diskuton Alaves. Skuadra e Ancelottit fiton pastër me shifrat 3-0 dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion.Një pjesë e parë e qetë për të dyja ekipet, që nuk rrezikuan shumë në portat kundërshtare.

Megjithatë, ishte Asensio që në minutën e 63’  zhbllokoi takimin me një supergol.Ndërkohë, në minutën e 80-të Vinicius Junior dyfishoi gjithçka duke i dhënë edhe qetësinë e nevojshme ekipit të tij. Ndërsa goli i tretë do të vinte nga Benzema me anë të një 11-metërshi në minutat e fundit të takimit.

Real shkon në kuotën e 57 pikëve, shtatë më shumë se Sevilla e vendit të dytë që ka një ndeshje më tepër për të luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport la liga real madrid la liga real madrid

Sondazh

Poll