Bota

Media amerikane: Komandantët rusë morën urdhër nga Putin që të nisë pushtimi i Ukrainës

20 Shkurt 2022, 17:46 Nga DOSJA
Media amerikane: Komandantët rusë morën urdhër nga Putin

UASHINGTON – Në SHBA pretendohet tashmë se komandatët rusë kanë marrë urdhër nga presidenti Vladimir Putin për të nisur pushtimin e Ukrainës. Ky informacion u dha nga televizioni amerikan CBS Neës. Korrespondenti i sigurisë kombëtare për këtë televizion David Martin tha se rusët po bëjnë gjithçka që do të bënin komandantët amerikanë në momentin që morën urdhër për të vazhduar operacionin e sulmit dhe pushtimit të Ukainës.

Sipas tij, ushtarakët rusë po punojnë me plane specifike për mënyrën se si do të manovrojnë në sektorët e fushëbetejës.

Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu ukrainas Volodimir Zelenski u pajtuan pas takimit me presidentin e Francës Emanuel Makron për të zhvilluar një takim tripalësh Rusi-Ukrainë-OSBE (Grupi Tripalësh i Kontaktit) me qëllim vendosjen e armëpushimit mes Moskës dhe Kievit.

Burimi: CBS News

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Rusinë/Ukrainasit po largohen nga Donbassi, SHBA e Europa paralajmërojnë luftë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll