Bota

“Presim hapa konkretë për Dialogun Kosovë-Serbi”, Borrell pas takimit me Kurtin

20 Shkurt 2022, 14:19 Nga DOSJA
“Presim hapa konkretë për Dialogun Kosovë-Serbi”,

MYNIH – Bashkimi Europian pret hapa konkretë nga Kosova dhe Serbia lidhur me dialogun e përbashkët. Ky qëndrim u konfirmua nga Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme dhe çështjeve të Sigurisë së BE, Josep Borrell pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, zv/kryeministren e njëkohësisht Ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gëvalla dhe Përfaqësuesin e BE për Dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak.

Borrell shkroi në “Twitter” se mezi pret që Kosova dhe Serbia të avancojnë në procesin e dialogut mes tyre.

POSTIMI I JOSEP BORRELL
Diçka e mirë që shkëmbyem memdime me kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla rreth sfidave gjeopolitikë që po dëshmojmë në këtë moment dhe përfshirjeve rajonale të Ballkanit Perëndimor. Diskutuam gjithashtu hapat pasues në dialogun Beograd-Prishtinbë. Presim hapa konkretë.

Good to exchange ëith PM @albinkurti & FM @gervallaschëarz about the geopolitical challenges ëe are ëitnessing at the moment & regional implications on the ëestern Balkans.

ëe also discussed next steps in the Belgrade-Pristina Dialogue. Looking forëard to concrete progress soon pic.tëitter.com/PvAspgKFve

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 20, 2022

Ditën e premte nisi punën Konferenca e Sigurisë, ku morën 30 shtete mes tyre dhe Kosova. Rusia e bojkotoi këtë konferencë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-sebi donika gërvalla josep borell miroslav lajčák albin kurti dialogu kosove-sebi donika gërvalla josep borell miroslav lajčák

Sondazh

Poll