Bota

“Çdo gjë po shkon drejt pushtimit të mundshëm”, Blinken: Biden gati për bisedime me Putin

20 Shkurt 2022, 15:25 Nga DOSJA
“Çdo gjë po shkon drejt pushtimit të

UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi se presidenti amerikan Joe Biden është i gatshëm të bisedojë me homologun rus Vladimir Putin për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën. Për CNN, shefi i diplomacisë amerikane theksoi se Rusia po shkon drejt pushtimit të fqinjit ukrainas. Ai theksoi se do të bëhet gjithçka nëpërmjet diplomacisë për të penguar Putinin që të mos sulmojë Ukrainën.

“Ashtu siç e kemi përshkruar, çdo gjë na çon drejt një pushtimi të mundshëm. Presidenti i SHBA Joe Biden është i gatshëm të bisedojë me homologun Vladimir Putin në çdo format nëse do të duhet të mbyllet lufta. Besojmë se presidenti Putin ka marrë vendimin, por deri tani tanket po lërvizin dhe avionët po fluturojnë, shikojmë çdo mundësi në çdo minutë se diplomacia mund ta detyrojë Putinin që të hoqë dorë nga lufta. Ata po justifikojnë vazhdimin e praktikave të tillla dhe se do të përfundojnë së shpejti, por kjo vazhdimësi e pafundme e këtyre deklaratave në situatën e Ukrainës Lindore, e cila shkon drejt tensionimit”, u shpreh Blinken.

Burimi: CNN

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Rusinë/Ukrainasit po largohen nga Donbassi, SHBA e Europa paralajmërojnë luftë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin antony blinken joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll