Bota

Sekretarja britanike: Putin nuk do ndalet me Ukrainën, edhe Ballkani është në rrezik

20 Shkurt 2022, 10:04 Nga DOSJA
Sekretarja britanike: Putin nuk do ndalet me Ukrainën, edhe Ballkani

ANGLI- Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, paralajmëroi të shtunën se pushtimi rus i Ukrainës, të cilin ajo e përshkroi si “skenarin më të keq” mund të ndodhë që në fillim të javës së ardhshme. Republicworld shkruan se sipas Truss, Rusia do të vazhdojë pushtimin e Ukrainës dhe se nuk do të ndalet aty. Ajo tha se pas Ukrainës, Putin do të kërkojë të aneksojë edhe shtetet e ish-Jugosllavisë si dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj. Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?’, tha Truss.

LAJMI KRYESOR: Konflikti në Ukrainë, dy ushtarë të vrarë, qytetarët po largohen nga Donbassi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi liz truss konflikti ukraine-rusi liz truss

Sondazh

Poll