Bota

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA: Mjaft dhatë informociane se kur do sulmohet Ukraina

20 Shkurt 2022, 14:29 Nga DOSJA
Rusia i kundërpërgjigjet SHBA: Mjaft dhatë informociane se kur do

MOSKË – Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë Dmitri Peskov kërkoi nga Perëndimi që të ndalojnë së dhëni informacione se Moska do të sulmojë së shpejti Ukrainën. Zyrtari rus bëri me dije se këto të dhëna po shtojnë akoma më shumë tensionin mes Perëndimit dhe Moskës. Ai theksoi gjithashtu se në këtë mënyrë mund të krijohen dëme të pariparueshme. Peskov nënvizoi vullnetin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për zgjidhjen e krizës së Ukrainës në rrugë diplomatike.

Fakti është se kjo situatë çon në rritje të intensitetit. Kur ky intensitet arrin në maksimum si në rastin në fjalë, për shembull në linjën e komunikimit në Ukrainën Lindore, çdo incident i paparashikueshëm mund të çojë në situatë me pasoja të pariparueshme. Për më tepër, kjo gjë mund të ketë pasoja të dëmshme. Komunikimi i përditshëm se Rusia do të pushtojë Ukrainën është një praktikë e keqe. Në fakt, ka një kontrast të madh në histerinë e medias së këtyre vendeve dhe natyrës së bisedimeve. Po ka çështje të tipit ‘sipas informacioneve tona, ka plan për sulm’, por këto po zgjidhen në mënyrë diplomatike. Putin ka një mundësi për të adresuar shqetësimet tona. Shumë liderë nuk pajtohen me të. Në çdo rast secili thotë ka hapësirë për bisedime. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh zëdhënësi i Kremlini, Dmitri Peskov.

Dje, presidenti amerikan Joe Biden, në sintoni me udhëheqësit e Perëndimit përsëritën pretendimet se Rusia do të sulmojë dhe pushtojë Ukrainën në ditët në vijim.

Burimi: Protothema

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Rusinë/Ukrainasit po largohen nga Donbassi, SHBA e Europa paralajmërojnë luftë

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll