Bota

Kriza e Ukrainës, presidenti Zelenski: Të vazhdojë procesi i bisedimeve

20 Shkurt 2022, 16:16 Nga DOSJA
Kriza e Ukrainës, presidenti Zelenski: Të vazhdojë procesi i

UKRAINË – Presidenti i vendi Volodimir Zelenski kërkon arritjen e paqes me Rusinë nëpërmjet bisedimeve. Pas diskutimit që pati me homologun francez Emanuel Makron për konfliktin me Moskën, kreu i shtetit ukrainas shkroi në “Twitter” se kërkon ndërhyrjen e Grupit Tripalësh të Kontaktit për negocimin e zgjidhjes së krizës. Ai shton se shteti ukrainas do të respektojhë “regjimin e heshtjes” për të mos provokuar reagime të paparashikueshme.

“Në vazhdim të bisedës së djeshme, e informova Emmanuel Macronin për situatën aktuale dhe bombardimet provokuese të reja. Ne qëndrojmë për thellimin e procesit të paqes. Mbështesim futjen Grupit Tripalësh të Kontaktit dhe hyrjen e menjëhershme të regjimit të heshtjes”, shkruan presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Sot, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije se presidenti i SHBA Joe Biden është i gatshëm të takohet me homologun rus Vladimir Putin.

Burimi: Ukrinform

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Rusinë/Ukrainasit po largohen nga Donbassi, SHBA e Europa paralajmërojnë luftë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti rusi-ukraine volodimir zelenski emmanuel macron konflikti rusi-ukraine volodimir zelenski

Sondazh

Poll