Bota

Blinken: Takohem javën e ardhshme me Lavrov nëse Rusia nuk pushton Ukrainën

20 Shkurt 2022, 16:29 Nga DOSJA
Blinken: Takohem javën e ardhshme me Lavrov nëse Rusia nuk pushton

UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pranoi se ka biseduar së fundmi me homologun rus Sergej Lavrov për t’u takuar javën e ardhshme në Europë me kushtin që Rusia të mos sulmojë dhe të pushtojë Ukrainën. Shefi i diplomacisë amerikane e konfirmoi lajmin në intervistër për CNN. Ai theksoi se gjithccka për fatin e Ukrainës, Rusisë dhe Perëndimit varet nga Moska.

“Kontaktova tim rus Lavrov që të takohemi javën e ardhshme në Europë. Plani është ende në fuqi në rast se Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën në këtë kohë. Kjo është biseda që mirëpres me ministrin e Jashtëm Lavrov, por varet tërësisht nga fakti nëse Rusia e pushton ose jo Ukrainën”, tha Blinken.

Më herët, ai konfirmoi se presidenti amerikan Joe Biden është i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Burimi: DT NEXT

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Rusinë/Ukrainasit po largohen nga Donbassi, SHBA e Europa paralajmërojnë luftë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti rusi-ukraine sergej lavrov antony blinken konflikti rusi-ukraine sergej lavrov

Sondazh

Poll