Bota

Fushatë nga Moska, Rusia u kërkon ushtarëve të saj të mos përdorin “TikTok”

20 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
Fushatë nga Moska, Rusia u kërkon ushtarëve të saj të

MOSKË – Rusia ka nisur një fushatë sensibilizimi duke u kërkuar forcave të veta ushtarake që të mos përdorin platformat e komunikimit online si “TikTok” nga frika e shpërndarjes së informacioneve sekrete ushtarake.

Nëpërmjet një posteri ku shfaqet një ushtar rus, i cili thotë “Jo” (Nyet) teksa shikon aplikacionin “TikTok”, Moska kërkon që forcat e saj të armatosura të jenë vigjilentë për situatën e krijuar në lidhje me Ukrainën, ku dy ditët e fundit janë vrarë 2 ushtarë ukrainas, si dhe janë plagosur 4 të tjerë si pasojë e shkëmbimeve të zjarrit dhe bombardimeve në rajonet Donbas dhe Luhansk në lindje të vendit.

Britania e Madhe po angazhohet nga ana tjetër në një fushatë për të luftuar propagandën ruse.

Burimi: Daily Mail

LAJMI KRYESOR: Konflikti me Rusinë/Ukrainasit po largohen nga Donbassi, SHBA e Europa paralajmërojnë luftë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine tiktok konflikti rusi-ukraine tiktok

Sondazh

Poll