Sport

Milan për turp,nuk fiton as ndaj Salernitatës së vendit të fundit, Rebic shpëton kuqezinjtë

19 Shkurt 2022, 21:49 Nga DOSJA
Milan për turp,nuk fiton as ndaj Salernitatës së vendit të

ITALI– Milan nuk fiton atëherë kur duhet. Kundër Salernitanës, skuadrës së vendit të fundit, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se një 2-2. Në pjesën e parë kuqezinjtë ia dolën të shpalosnin lojën e tyre dhe Messias do të shënonte në minutën e 5’.Një pasim i Theo Hernandez midis linjave gjeti të lirë Junior Messias që i vetëm përball portierit kaloi Milanin në avantazh.

U duk se për Milanin do të ishte një përballje e thjeshtë, por Bonazzoli do të barazonte në minutën e 29’. Në pjesën e dytë, Djuric do të trondiste Milanin duke kaluar Salernitanën në avantazh. Festa do të zgjaste pak sepseAnte Rebic shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca duke e çuar topin në cepin e portës së Seppes.

Minutat e mbetura të takimit nuk prodhuan shumë raste të rrezikshme dhe ndeshja përfundoi në barazim 2-2.Një hap fals i Milanit kështu që nuk ia del dot të fitojë kundër ekipit të vendit të fundit dhe tashmë rrezikon të humbasë vendin e parë ndaj Interit, si dhe të barazohet në pikë nga Napoli.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan salernitana milan salernitana

Sondazh

Poll