Sport

Vogëlushët e Romës nderojnë Mourinhon, e shpëtojnë nga humbja e turpshme me Veronën

19 Shkurt 2022, 19:26 Nga DOSJA
Vogëlushët e Romës nderojnë Mourinhon, e shpëtojnë

ITALI– Vogëlushët nderojnë Romën dhe Jose Mourinhon. Në Olimpico, verdhekuqtë ia dalin të marrin një barazim në një moment kur skuadra po mundej me shifrat 0-2. Pjesa e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer për Veronën që gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 5’ me anë të Barak.

Kur pritej që Roma të hidhej në sulm për të reaguar, Tameze dyfishoi gjithçka për ta bërë edhe më të vështirë ndeshjen për kryeqytetasit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, me ekipin e Mourinhos që dukej i pafuqishëm përballë Veronës.

Megjithatë, në pjesën e dytë Roma tregoi një tjetër fytyrë. Mourinho vendosi të aktivizonte talentin e primaverës, Volpato në minutën e 62. Vetëm tre minuta më vonë, ishte pikërisht australiani 18 vjeçar që ngushtoi diferencat duke e çuar rezultatin në 2-1. Barazimi i tretë rradhazi për Romën, që duket se do të ketë shumë probleme këtë sezson.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mourinho roma verona mourinho roma verona

Sondazh

Poll