Aktualitet

Berat/ Kërkohej nga Interpol Roma, në pranga 51 vjeçari

21 Shkurt 2019, 08:46 Nga DOSJA
Berat/ Kërkohej nga Interpol Roma, në pranga 51 vjeçari

BERAT- Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme. Mësohet se i arrestuari me iniciale B.Q., banues në Berat, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga interpol Roma, pasi ishte dënuar në vitin 2014 me 7 vite dhe muaj burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim berat interpol roma trafik droge arrestim berat interpol roma trafik droge

Sondazh

Poll