Aktualitet

U arrestua për vrasjen e shokut, Milo pranon krimin para Policisë

21 Shkurt 2019, 07:35 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e shokut, Milo pranon krimin para Policisë

GJIROKASTËR- Roland Milo, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e shokut të tij, Sokol Rama, ka pranuar krimin. Përpara Policisë së Gjirokastrës, Milo ka treguar se është ai që ka kryer vrasjen. Ai ka pranuar që ka ekzekutuar mikun e tij, por nuk ka dhënë detaje se përse e ka bërë këtë krim.

Policia e Gjirokastrës e arrestoi gjatë ditës se djeshme (Lexo këtu) Milon, të cilit iu vunë prangat në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij. Roland Milo pas një operacioni të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. Ai ishte në kërkim nga polcia që në datën 8 shkurt pasi dyshohej se kishte dijeni për zhdukjen e Ramës.

Sokol Rama nga Tepelena, rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit, kur ditë më parë u gjetë (Lexo këtu) i vrarë brenda në makinën e tij hedhur në humnerë, në malet e Këlcyrës, në zonën e Përmetit.

Sipas informacioenve të Dosja.al tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pranon vrasjen e shokut roland milo sokol rama vrasja ne permet pranon vrasjen e shokut roland milo sokol rama vrasja ne permet

Sondazh

Poll