Aktualitet

Qindra qytetarë nisen nga Kruja, Policia posblloqe për të identifikuar personat me precedentë penal

21 Shkurt 2019, 08:44 Nga DOSJA
Qindra qytetarë nisen nga Kruja, Policia posblloqe për të

KRUJË- Qindra qytetarë janë nisur nga rrethi i Krujës për të protestuar në Tiranë në tubimin që ka organizuar opozita. Sipas informacioneve të Dosja.al, Policia ka ngritur postblloqe në akset  Fushë Krujë – Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas–Vorë.

Postblloqet janë vendosur që pasditen e djeshme me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave me precedent penal që kërkojnë të marrin pjesë në protestën e sotme para Kuvendit.

Janë rreth 800 qytetarë nga i gjithë rrethi i Krujës të cilët janë nisur me mjete private, por dhe me autobusë për në protesten e organizuar nga opozita.

Opozita kërkon rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por dhe arrestimin e të gjithë politikanëve që kanë kryer korrupsion.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 21 shkurt 2019 postblloqe policie protesta e opozites protesta e qytetareve kruje 21 shkurt 2019 postblloqe policie protesta e opozites protesta e qytetareve kruje

Sondazh

Poll