Aktualitet

Protesta/ Artan Hoxha tregon skenarin e Policisë: Grada do jetë brenda godinës (VIDEO)

21 Shkurt 2019, 07:29 Nga DOSJA
Protesta/ Artan Hoxha tregon skenarin e Policisë: Grada do jetë brenda

Ditën e sotme në orën 10:00 pritet të nisë protesta e opozitës para Parlamentit.Mbrëmjen e djeshme gazetari Artan Hoxha ka treguar sipas tij planin e policisë për këtë protestë.  Hoxha është shprehur se Garda do të jetë vetëm brenda godinës së Kuvendit, ndërsa forcat e policisë do të jenë vetëm fizikisht por si në rastin e 16 shkurtit nuk do të ndërhyjë.

Kjo nuk është hera e parë që vendosin tela me gjemba. Edhe në 21 janar kanë vënë tela me gjëmba. Është masë standarde. Gardës i kanë ardhur informacione dhe sipas këtyre informacioneve është ndërtuar plani. Policia është në nivelin më të lartë të gadishmërinë, në çdo qytet ka pasur kontrolle.

Policia ka hartuar një plan të ngjashëm me atë të 16 shkurtit, 2 breza me tel. Shfaqja e tyre në ambiente publike me armë krijon irritim. Garda do jetë brenda godinës. Janë marrë fikse zjarri, janë çuar bomblat e gazit. Janë çuar pajisjet me sprajt, janë prodhim gjerman. Në pjesën e jashtme do qëndroj policia, pa armatim, vetëm fizikish por jo për t’u përballur.

Policia ka informacione dhe nga vende partnere, kanë dorrëzuar dhe një raport me informacionet që ata kanë. Ata kanë ndihmuar që të hartohet dhe një plan për të shmangur përplasje fizike.

Në 16 shkurt nëse policia do kishte tentuar të përprlasje, ata do ta kishin fshirë. Atë ditë i vetmi avantazh që pati garda ishte fakti se pjesa më e madhe nuk u përfshi me turmën sulmuese”, tregoi Hoxha.

Duhet të themi se për shkak të protetës së sotme të opozitës kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi anulloi edhe seancën plenare. (lexo këtu)

Një ditë më parë deputetët e opozitës dogjën mandatet dhe pritet që parlamenti të jetë pa opozitë.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha protesta 21 shkurt 2019 skenari i policise artan hoxha protesta 21 shkurt 2019 skenari i policise

Sondazh

Poll