Aktualitet

Protesta e opozitës/ Parlamenti rrethohet me tela me gjemba, hera e dytë pas betimit të Arta Markut

20 Shkurt 2019, 20:29 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Parlamenti rrethohet me tela me gjemba, hera e

Parlamenti i Shqipërisë është rrethuar me tela me gjemba për t’i paraprirë protestës së nesërme të opozitës.

Kjo është vetëm një nga masat që do të ndërmerren nga Policia e Shtetit për të siguruar mbrojtjen e institucionit të Parlamentit.

Gjithashtu i gjithë perimetri i parlamentit do të rrethohet nga një kordon me policë, i cili mendohet se do t’i kalojë shifrat e 2 mijë efektivëve. Masat janë marrë pas informacioneve të Policisë se synimi i protestës së nesërme është hyrja në sallën e Kuvendit dhe përdorimi i dhunës.  (Lexo këtu)

Por kjo nuk është hera e parë që Kuvendi është rrethuar me tela? 

Më 18 dhjetor të vitit 2017, gjatë një tjetër proteste të opozitës para Kuvendit në të dyja anët parlamenti u rrethua nga tela me gjeba dhe nga një kordon policor. Në atë ditë brenda Kuvendit do të bëhej betimi i Arta Markut, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betimi i arta markut kuvendi parlamenti parlamenti rrethohet me gjemba protesta e opozites 21 shkurt 2019 tela me gjemba betimi i arta markut kuvendi parlamenti parlamenti rrethohet me gjemba protesta e opozites 21 shkurt 2019 tela me gjemba

Sondazh

Poll