Aktualitet

E infektuar me virusin AH1N1, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë, lind fëmijën para kohe

20 Shkurt 2019, 21:07 Nga DOSJA
E infektuar me virusin AH1N1, 25-vjeçarja në gjendje të

TIRANË- Një 25-vjeçare, e cila sapo është bërë nënë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Sanatoriumin e Tiranës.

Mësohet se e reja është prekur nga virusi AH1N1 dhe ndodhet nën monitorimin e rreptë të mjekëve.

25-vjeçarja është shtruar prej më shumë se një jave në spital dhe se për shkak të virusit ajo ka bërë lindje të parakohshme. Edhe pse nëna ndodhet në terapi intensive, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani nga virusi AH1N1 kanë humbur jetën katër persona. Viktima e fundit është një 75-vjeçare nga Lushnja, e cila nuk ka qenë e vaksinuar me vaksinën antigrip.

Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu personat që po trajtohen nuk janë të infektuar nga gripi i derrit. Sipas saj, ekspertët thonë se gripi nuk përçohet nga kafsha te njeriu por nga njeriu te njeriu. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ah1n1 gripi i derrit ishp sanatoriumi i tiranes ah1n1 gripi i derrit ishp sanatoriumi i tiranes

Sondazh

Poll