Aktualitet

Arrestohet në Angli Granit Shehu, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e kushëririt

20 Shkurt 2019, 20:55 Nga DOSJA
Arrestohet në Angli Granit Shehu, i dënuar me burg të

Granit Shehu është arrestuar ditën e sotme në Angli pasi ishte në kërkim prej tri vitesh. Shqiptari 34-vjeçar do të ekstradohet në Shqipëri ku edhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit të xhaxhait të tij.

Shehu vrau në vitin 2015 në zonën e Bathores, shtetasin Milazim Shehu dhe më pas u arratis në Britaninë e Madhe dhe atje fshihej prej rreth tri vitesh. Vendndodhja e Granit Shehut u lokalizua në gusht të vitit 2018, kur autoritetet britanike publikuan edhe të dhënat e tij duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar.

Si nisi konflikti mes dy kushërinjve

Më 16 shtator të 2015 Graniti vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu dhe u dënua me burgim të përjetshëm. 34-vjeçari e qëlloi viktimën 12 herë tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.

Autori i krimit pretendoi se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Milazim Shehu nuk e ka pranuar këtë akuzë dhe të dy janë konfliktuar në derën e jashtme të shtëpisë, ku dhe ndodhi vrasja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet granit shehu arrestohet shqiptari ne angli granit shehu milazim shehu vrasja e kusheririt vrasje ne bathore arrestohet granit shehu arrestohet shqiptari ne angli granit shehu milazim shehu vrasja e kusheririt vrasje ne bathore

Sondazh

Poll