Sport

“Gjeli” Belotti rikthehet të këndojë në derbi, sulmuesi ndal Juven në garën për Champions

18 Shkurt 2022, 21:53 Nga DOSJA
“Gjeli” Belotti rikthehet të këndojë në derbi,

ITALI-Derbi i 154-të i Mole në Serinë A mes Juventusit dhe Torinos përfundon në barazim 1-1, rezultat që ngadalëson garën e bardhezinjve sa i përket vendit për të arritur Champions League. Ishte De Ligt ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të.

Mbrojtësi holandez u ngrit më shumë se çdo lojtar tjetër në zonë pas krosimit të Cuadrado duke e ndalur topin në rrjetë.Nga ana tjetër, Torino u përpoq të baraspashonte rezultatin, njësoj si Juventusi që pati disa raste të pastra shënimi, por asnjë nga ekipet nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës.

 

Në pjesën e dytë Torino do të barazonte shifrat në minutën e 62’. Kështu, takimi i mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa Juventusi shkon në kuotën e 47 pikëve, tre më shumë se Atalanta e vendit të pestë.Nga ana tjetër, Torino qëndron në kuotën e 33 pikëve, në vendin e 10-të.

 E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport belotti juventus torino belotti juventus torino

Sondazh

Poll