Sport

Shkëlqeu në Kupën e Afrikës, Kosova zbulon miqësoren e rradhës që do të luhet në Prishtinë

18 Shkurt 2022, 20:13 Nga DOSJA
Shkëlqeu në Kupën e Afrikës, Kosova zbulon miqësoren e

KOSOVË– Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar edhe miqësoren tjetër që do të zhvillojë në muajin mars. “Dardanët” do të ndeshen ndaj gjysmëfinalistëve të Kupës së Afrikës, Burkina Faso.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë, ndërkohë që më 29 mars Kosova do të udhëtojë për Zyrih, ku do të zhvillojë një tjetër miqësore me Zvicrën.

Burkina Faso ndodhet në vendin e 56-të në renditjen e FIFA-s,ndërsa në Kupën e Afrikës që u zhvillua këtë sezon, Burkina Faso ia doli të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u eleminua nga Senegali e Mane-s me shifrat 1-3.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport burkina faso kosova burkina faso kosova

Sondazh

Poll