Sport

Tmerri në avionin e Manchester City-t, Guardiola tregon momentet e frikës; Piloti ishte…

18 Shkurt 2022, 21:05 Nga DOSJA
Tmerri në avionin e Manchester City-t, Guardiola tregon momentet e

ANGLI- Ditën e martë pati momente frike e paniku në fluturim për Manchester City. Klubi anglez njoftoi se avioni me të cilin po udhëtonte skuadra, duke u kthyer nga ndeshja triumfuese në Champions League, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Liverpool, duke devijuar nga rruga për në Manchester për shkak të erërave të forta që hasën në lartësi të mëdha. Trajneri Pep Guardiola ka treguar momentin e tmerrit që përjetoi ai dhe skuadra.

“Kur pashë videon, ishte më e frikshme nga sa ndjeheshim (në atë moment),” tha Guardiola. ‘Ishte një erë e fortë. Avioni po bënte zbritjen dhe pastaj motori filloi të rrokulliset dhe u ngjitëm në ajër. Ne kishim një pilot të jashtëzakonshëm që fliste me ne, i cili ishte aq i qetë. Piloti ishte i mrekullueshëm. U ndjemë pak në ankth. Por falë tij të gjithë ishin të qetë”. Përfundoi Guardiola.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city pep guardiola manchester city pep guardiola

Sondazh

Poll