Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, prangosen 8 persona në kryeqytet

18 Shkurt 2022, 10:57 Nga DOSJA
Vepra të ndryshme penale, prangosen 8 persona në kryeqytet

TIRANË – Policia e kryeqytetit prangoi sot 8 persona për vepra të ndryshme penale. Një 22-vjeçar me inicialet N.I. u kap me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

27-vjeçari I.K. u prangos pasi kundërshtoi dhe kanosi me mjetin e tij forcat e patrullës “Shqiponja”.

Një tjetër 27-vjeçar me inicialet B.N. u arrestua pasi iu gjet kanabis.

5 persona të tjerë u kapën duke drejtuar makinat e tyre në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. I., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa;

– I. K., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, dhe gjatë kontrollit të automjetit, ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrolleve në mjet dhe në banesën së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;

– B. N., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krmeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 56 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. D., 21 vjeç, dhe G. S., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. M., 21 vjeç, dhe Rr. H., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll