Bota

Flakët në tragetin Greqi-Itali, pasagjeri: Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve

18 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
Flakët në tragetin Greqi-Itali, pasagjeri: Dëgjuam

GREQI – Njëri prej pasagjerëve të tragetit “Euroferry Olympia”, i cili u përfshi sot nga flakët tha se ka dëgjuar shpërthime edhe kur ata u evakuan. Për “Protothema“, ai shtoi se pas evakuimit u dëgjuan shpërthime të gomave të kamionëve dhe se flalët dilnin nga kuverta e jashtme.

Ai falenderoi punonjësit e ekuipazhit, të cilët arritën të reagonin në kohë për t’i shpëtuar pasagjerët në traget.

“Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve. Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë”, deklaroi pasagjeri.

“Zoti është i madh dhe ne patëm favorin e tij. Fatmirësisht jemi gjallë, kemi kaluar kohë të vështira, por ekuipazhi ishte i trajnuar. U zgjuam dhe pamë tym. Alarmi kishte rënë dhe ne ishim udhëzuar të largoheshim nga anija” tha njw nga pasagjerwt.

Deri tani janë identifikuar 278 nga 290 pasagjerë në tragetin e linjës Igumenicë-Brindisi.

Burimi: Protothema

LAJMI KRYESOR: VD- Zjarr në tragetin Greqi-Itali, 242 pasagjerë largohen me varka lundruese, 11 të zhdukur
(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zjarr zjarr ne traget zjarr ne tragetin ne greqi zjarr zjarr ne traget zjarr ne tragetin ne greqi

Sondazh

Poll