Bota

Konflikti në Ukrainë, gazetarja: Banorët nuk besojnë se do të ketë luftë

18 Shkurt 2022, 16:18 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, gazetarja: Banorët nuk besojnë se do

UKRAINË- Banorët në Ukrainë nuk besojnë se do të ketë luftë me Rusinë. Këtë gjë e ka raportuar gazetarja e Abc News Linda Karadaku. Gjatë raportimit të saj, Karadaku shprehet se ndihet situata që përshkruhet në media jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinje.

Kemi bërë një itinerar të gjatë. I kemi rënë Ballkanit përmes. Nga Budapesti kemi ardhur këtu. Hymë në Ukrainë. Ndjehet ajo që po ndodh jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinjen. Do të shkojmë në një qytet rreth 90 km nga kufiri me Poloninë. NATO dhe SHBA kanë dërguar përforcime. Jemi në Ukrainën Perëndimore”, shprehet Karadaku.

Destinancioni i radhës i tyre do të jetë Lvivi dhe më pas Kievi për të mbërritur në portin e Odesës i cili konsiderohet si zonë rreziku nëse Rusia do shkrepte armët.

Zonat e krizës janë zona lindore. Nga Lviv do shkojmë në Kiev dhe në zonat që mbahen nga pro rusët. Do shkojmë pastaj në Odesa. Odesa është shumë e rëndësishme jo vetëm si port. Por sepse do ishte porti që do rrezikohej nga të parët në rast një sulmi rus. Kemi folur me biznesmenëve që bëjnë biznes në këtë pjesë të Ukrainës. Do të flasim edhe me vullnetarë ukrainas. Do jemi këtu disa ditë për të treguar çfarë do thonë ata. Jeta vazhdon dhe njerëzit me ata që kemi biseduar deri tani thonë që nuk do të ketë luftë. Por tregojmë atë që ka ndodhur në Krime. Është një lloj dëshire për të mos agresion rus apo një sulm rus. Në fakt jo vetëm në Ukrainë. Kur kaluam kufirin hungarez na thanë se ka luftë atje. Është si një qetësi para furtune”, raporton ajo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi linda karadaku konflikti ukraine-rusi linda karadaku

Sondazh

Poll