Bota

Konflikti me Ukrainën, Putin mbledh Këshillin rus të Sigurisë

18 Shkurt 2022, 15:04 Nga DOSJA
Konflikti me Ukrainën, Putin mbledh Këshillin rus të

MOSKË – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sot me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Shtetit. Nëpërmjet një videokonference, shefi i Kremlinit bisedoi për situatën e krijuar në Ukrainë, sistemin  sigurisë së Rusisë por dhe për zhvillimin industrial të vendit.  Presidenca ruse tha se Putin u shpreh në mbledhje se ky konflikt me Perëndimin dhe Ukrainën është provokuar nga faktorë jashtë vendit.

“Presidenti bëri një takim të shkurt ku foli për bisedat ndërkombëtare që zhvilloi këtë javë, si takime ballë për ballë dhe biseda telefonike. Ata shkëmbyen opinione për garancinë e sigurisë së vendit”, raportoi zyra e Presidencës së Rusisë.

Sot, SHBA raportoi se Rusia ka grumbulluar 169-190 mijë forca në kufirin me Ukrainën, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov bëri me dije se shërbimi sekret ukrainas ka mësuar se në hapësirën kufitare me Rusinë ndodhej rreth 140 mijë forca. Sot, Rusia nuk dërgoi delegacion për Konferencën e Sigurisë në Mynih.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare


Burimi: Anadolou Agency

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine vladimir putin konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll