Bota

Lideri separatist pro-rus në Donbas: Po evakuojmë popullatën, Ukraina do na sulmojë

18 Shkurt 2022, 15:45 Nga DOSJA
Lideri separatist pro-rus në Donbas: Po evakuojmë popullatën,

UKRAINË – Lideri i separatistëve pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë Denis Pushilin bëri me dije se po kryhet një evakuim masiv të qytetarëve në këtë zonë në mënyrë që të shkaktohet ndërhyrje e Rusisë në këtë rajon. Nëpërmjet një videoje, Pushilin tha se Ukraina po planifikon që të sulmojë rajonin separatist.

Në deklaratën e tij, udhëheqësi i separatistëve rusë në Donbas shtoi se do të evakuohen gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

“Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski do të urdhërojë së shpejti ushtrinë ukrainase për ofensivë ushtarake. Për më tepër, në 18 shkurt një zhvendosje masive e organizuar drejt Federatës Ruse është organizuar. Së pari, gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të evakuohen. Ju kërkojmë që të dëgjoni dhe të merrni vendimin e duhur”, tha lideri pro-rus në Donbas Denis Pushilin.

Sot, presidenti rus Vladimir Putin tha se situata në Donbas po përkeqësohet. Ai kërkoi që Ukraina të ulet në bisedime dhe të pranojë zgjidhjet për përfundimin e luftës 8-vjeçare me Rusinë për territoret separatiste në lindje të Ukrainës.

Burimi: Daily Mail

LAJMI KRYESOR:  TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll