Bota

Zjarri në tragetin e linjës Greqi-Itali, mediat greke: 11 persona të zhdukur

18 Shkurt 2022, 08:13 Nga DOSJA
Zjarri në tragetin e linjës Greqi-Itali, mediat greke: 11 persona

GREQI– 11 persona janë raportuar si të zhdukur pas zjarrit që përfshiu mëngjesin e sotëm tragetin ‘Euroferry Olympia’ teksa lundronte në afërsi të Korfuzit. Pas numërimit të pasagjerëve u vu re mungesa e këtyre personave, prej të cilëve 3 janë grek.

“Është herët për të bërë një deklaratë. Ne përpiqemi të kryqëzojmë informacionin dhe të krahasojmë sa janë deklaruar në listën e pasagjerëve me ata që u shpëtuan. Është shpëtuar edhe skafi italian, presim numërimin dhe identifikimin në portin e Korfuzit”.- tha një nga rojet.

Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët ndodhen aktualisht në tre mjete lundruese (në bord janë mbi 200 persona) dhe pritet të mbërrijnë në Korfuz për një orë. Aty, roja bregdetare ka evidentuar 4 pika numërimi ku do të bëhet identifikimi, në mënyrë që të ketë një pamje të qartë të të zhdukurve. Kërkimi në det ende vazhdon.

LAJMI KRYESOR:VD- Zjarr në tragetin Greqi-Itali, 242 pasagjerë largohen me varka lundruese, një i lënduar

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zjarr ne tragetin ne greqi zjarr ne tragetin ne greqi

Sondazh

Poll