Bota

Konflikti në Ukrainë, Macron: Duhet të ndërpriten veprimet ushtarake

18 Shkurt 2022, 16:53 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Macron: Duhet të ndërpriten veprimet

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të premten për t’i dhënë fund aktivitetit ushtarak në rajonin e Donbasit të Ukrainës. CNN shkruan se kjo ndodhi pasi forcat e armatosura ukrainase dhe separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore folën për bombardime të reja.

Në një kontekst ku presioni ushtarak rus nuk dobësohet, ku shtohet destabilizimi, ku bombardimet në zonën e kontaktit kanë rifilluar, ne bëjmë thirrje para së gjithash për ndërprerjen e këtyre veprimeve ushtarake dhe për një deeskalim të shpejtë. Shumë qartë, ka veprime ushtarake që janë shumëfishuar. Këto veprime, për mendimin tonë, duhet të ndalen sepse bien ndesh me marrëveshjet e arritura, me armëpushimet që janë respektuar deri më tani dhe për të cilat të gjitha palët e përfshira së fundmi kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre”, tha Macron.

LAJMI KRYESOR:  TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti ukraine-rusi emmanuel macron konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll