Bota

Rusia planifikon nesër stërvitje me nëndetëse bërthamore, merr pjesë dhe Putin

18 Shkurt 2022, 15:28 Nga DOSJA
Rusia planifikon nesër stërvitje me nëndetëse

MOSKË – Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se do organizojë manovra të reja strategjike ushtarake në 19 shkurt, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti Vladimir Putin, mes shqetësimeve se Kremlini është duke planifikuar një pushtim të Ukrainës.

“Më 19 shkurt, do të mbahet një stërvitje e planifikuar e forcave të kontrollit strategjik nën udhëheqjen e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë së cilës do të lëshohen raketa balistike dhe të lundrimit”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

Ministria tha se trupat dhe pajisjet e forcave ajrore ruse nga Distrikti Ushtarak Jugor, si dhe njësitë raketore të flotës së Detit të Veriut dhe të Zi, do të marrin pjesë në stërvitje.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS tha se stërvitjet përfshijnë një nëndetëse strategjike raketore të Flotës Veriore që lëshon një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) drejt terrenit të trajnimit Kura në Kamchatka, në Lindjen e Largët të Rusisë, ndërsa një nëndetëse me energji bërthamore nga Flota e Paqësorit lëshon një ICBM në një objektiv në poligonin e qitjes Chizha në Rusinë veriore.

Për më tepër, Forca Strategjike e Raketave lëshon një ICBM gjatë stërvitjeve, ndërsa avionët me rreze të gjatë nga Forca Aerospace lëshojnë raketa lundrimi.

Deklarata vjen disa orë pasi udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alesandër Lukashenko mbërriti në Moskë për të zhvilluar bisedime me Putinin për të vendosur mbi tërheqjen e trupave ruse nga Bjellorusia pas përfundimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në vazhdim më 20 shkurt.

Me Bjellorusinë në kufi me krahun lindor të NATO-s dhe Ukrainën, stërvitjet ku përfshihen rreth 30,000 trupa ruse, kanë shkaktuar shqetësim në Perëndim për qëllimet e vërteta të Kremlinit, duke qenë se ai ka grumbulluar, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, rreth 130,000 ushtarë dhe pajisje ushtarake në zona. pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën.

Marrë nga REL

 LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll