Bota

SHBA rrit alarmin: 169-190 mijë forca ruse në kufi me Ukrainë

18 Shkurt 2022, 14:43 Nga DOSJA
SHBA rrit alarmin: 169-190 mijë forca ruse në kufi me Ukrainë

SHBA – Shteti amerikan raporton së fundmi se Rusia ka shtuar në mënyrë të frikshme trupat në kufi me Ukrainën. Ambasadori i SHBA në OSBE, Michael Carpenter tha se Moska ka grumbulluar 169-190 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Sipas tij, kjo shifër është më e lartë se raportimi i fundit në 30 janar 2020. Diplomati amerikan e konsideroi këtë përgatije të Rusisë si mobilizimin më të madh ushtarak në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Theksojmë se Rusia ka grumbulluar rreth 169-190 mijë trupa ushtarake afër Ukrainës në krahasim 100 mijë forca që fiksuam në 30 janar. Ky është mobilizimi ushtarak më i madh në Europëë që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Carpenter.

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Ukraiëns Oleksii Reznikov deklaroi në parlament se shërbimi sekret ukrainas ka zhvendosur rreth 140 mijë ushtarë në të gjithë kufirin me Ukrainën dhe pritet që në të ardhmen numri i forcave të shtohet me mijëra.

Burimi: The Guardian

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll