Bota

Pjesë e organizatës kriminale në Evropë! Gazeta kroate: Osmani, këshilltar i ministrit

18 Shkurt 2022, 14:42 Nga DOSJA
Pjesë e organizatës kriminale në Evropë! Gazeta kroate:

KOSOVË– Bashkim Osmani, i dyshuari kryesor i një operacioni të EUROPOL-it kundër trafikimit me drogë, ka treguar vite më parë se pasurinë e ka bërë duke investuar në prona të paluajtshme në Hamburg dhe më pas në Spanjë.

Në një intervistë për gazetën kroate Nacional në vitin 2007, Osmani kishte treguar se pas transferimit në Hamburg në vitet 1980, familja e tij kishte rritur ndjeshëm pasurinë që kishin në Kosovë. Gazeta kroate shkruante se Osmani kishte qenë edhe këshilltar i ministrit të Kulturës dhe Sportit në Kosovë në vitin 2007, kohë kjo kur Ministria e Kulturës drejtohej nga Astrit Haraqija.

Bashkim Osmani, bashkë me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci. Në këtë operacion morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora bashkim osmani europol bashkim osmani europol

Sondazh

Poll