Politike

Tabaku: Subashi s’deklaroi emergjencë mjedisore, inceneratori nisi me ofertë të pakërkuar

18 Shkurt 2022, 13:43 Nga DOSJA
Tabaku: Subashi s’deklaroi emergjencë mjedisore, inceneratori nisi me

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku, publikoi shkresën ku Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi deklaron se nuk ka gjendje emergjence mjedisore. Tabaku theksoi se procesi për Inceneratorin e Fierit është nisur me një ofertë të pakërkuar.

“Në dosjen që ka sjellë këtu Armando Subashi dhe kam këtu të gjitha shkresat e Armando Subashit deklarohet që nuk ka një gjendje mjedisore emergjence në Bashkinë e Fierit dhe i gjithë procesi ka nisur me një ofertë të pakërkuar të kompanisë për gjendjen e mergjencës mjedisore. Përse keni pranuar një ofertë të pakërkuar dhe keni nisur një proces koncesioni ku nuk ka pasur një gjendje të emergjencës mjedisore? Këtu kam shkresat e z. Armando Subashi,”- tha Tabaku.

Pas saj, ndërhyri anëtari socialist Besjon Ajazi, i cili u shpreh se personi që po pyetet sot, Florian Muçajanëtar i Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka marrë udhëzime nga SPAK për të mos u përgjigjur.

“Mos na bëni të ndjehemi keq në momentin kur ju po i drejtoni pyetjen. Ai është i vendosur sepse ka marrë udhëzime nga SPAK të mos përgjigjet. Është e panevojshme që ne t’i bëjmë pyetje këtij dëshmitari. Unë dhe kolegët e mi ndjehemi keq, kur ju i bëni pyetje, ai nuk përgjigjet. Për njerëzit që janë thirrur atje unë mendoj të mos vazhdojmë me marrjen në pyetje,”- tha Ajazi.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denohet per shpifje jorida tabaku jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 denohet per shpifje jorida tabaku jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022

Sondazh

Poll