Politike

Dëshmitari refuzon të flasë, Gështetja: E ka instruktuar PS, hapni kamerat e Kuvendit

18 Shkurt 2022, 13:31 Nga DOSJA
Dëshmitari refuzon të flasë, Gështetja: E ka instruktuar PS,

TIRANË– Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit nuk ka pranuar të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pranishëm në Kuvend, Muçaj është shprehur se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) e për këtë arsye nuk mund tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

“Jam adminitrator i shoqërisë ‘Albpetrol’. Jam thirrur nga SPAK për prezenvcën time në komisionin e inceneratorit të Fierit kam dhënë dëshminë kështu që kam ardhur në respekt të këtij komisioni por nuk mund të vazhdoj më të jap dëshmi në lidhje me atë se cdo gjë që mund të them këtu mund të përbëjë prishje të hetimit që është duke u zhviluar nga SPAK. Kam dhënë dëshmi para prokurorëve,”- tha Muçaj.

Pas fjalëve të Muçaj, deputeti demokrat Lefter Gështenja tha se ai ka marrë udhëzime nga Partia Socialiste e se kjo gjë mund të vërtetohej duke hapur kamerat e korridoreve të Kuvendit.

“Dëshmitarët të deklarojnë të dëshmojnë për atë që dinë rreth këtyre tre procedurave. Mjafton të ftojmë stafin e Kuvendit të na bëjë me dije për kamerat që janë në korridor se si instruktohen dëshmitarët që vijnë në këtë komision nga kolegët tanë, cfarë duhet të thonë, si të përgjigjen, cfarë të paraqesin, a duhet thënë që janë në hetim apo jo.Mjafton të shohësh këto video e unë do ju ftoja do kërkoja zyrtarisht të vihet në disoozicion ti bëhet e ditur publikut,”- tha Gështenja.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022

Sondazh

Poll