Politike

Subashi e Bllako në SPAK, Tabaku: Sa u përmendim emrin, shkojnë në prokurori, lajme të mira

18 Shkurt 2022, 14:07 Nga DOSJA
Subashi e Bllako në SPAK, Tabaku: Sa u përmendim emrin, shkojnë

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku e ka konsideruar një sukses të sajin dhe të të gjithë Opozitës marrjen në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi e deputetit socialist Alqi Bllako. Ajo tha se Komisioni i ngritur nga Partia Demokratike ka treguar se sapo t’i përmendin emrin dikujt, përfndon direkt në SPAK. 

“Ky është një nga komisionet më të suksesshme. Dua të them që nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo gjë. Sapo të përmendet emri këtu, përfundon direkt në SPAK. Lajme shumë të mira nga SPAK-u, po merret në pyetje Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako,”- tha Tabaku ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022

Sondazh

Poll