Sport

Ferran Torres dhe misteri i ndryshimit të fanellës së tij, objekt diskutimesh në internet

18 Shkurt 2022, 06:22 Nga DOSJA
Ferran Torres dhe misteri i ndryshimit të fanellës së tij, objekt

SPANJE – Ndeshja e Europa League mes Barcelonës dhe Napolit ka përfunduar 1-1: pas avantazhit të Zielinksit për Napolin, “blaugranë” kanë shkurtuar distancën falë penalltisë së Ferran Torres.

Dhe sulmuesi i Barcelonës, i cili preku disa herë shtyllën, ishte protagonist i një episodi kurioz që po bën xhiro në internet.

Në pjesën e dytë, Torres u rikthye në fushë me një fanellë ndryshe nga bashkëlojtarët e tij: konkretisht, fanellës së sulmuesit “blaugrana” i mungonin dy elementë, stema e Barçës dhe logoja e sponsorit, Nike.

Detajet e munguara tërhoqën vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar ngjarjen në internet dhe pyesnin për arsyet e mundshme, të cilat megjithatë mbeten të panjohura për momentin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka arritur qëllimin europa league mbyll sot fazën e grupeve penalltisë së ferran torres rikthehet europa league barcelona ka arritur qëllimin europa league mbyll sot fazën e grupeve penalltisë së ferran torres rikthehet europa league

Sondazh

Poll