Sport

Novak Djokovic rikthehet në fushat e Dubait: “Jam entuziast, më ka marrë malli”…

18 Shkurt 2022, 06:03 Nga DOSJA

EMIRATET E BASHKUARA – Numri një i tenisit Novak Djokovic tha, se ishte “entuziast” për t’u rikthyer për të luajtur në turneun “ATP 500” në Dubai, që do të fillojë të hënën, pas historisë së dëbimit të tij nga Australia, për shkak se ai nuk ishte vaksinuar kundër Covid.

Serbi u prezantua në ‘Expo 2020’ me rastin e një eventi prezantues të fondacionit “Novak Djokovic” në pavionin serb, ku u prit me ngrohtësi. “Është mirë të jesh këtu,”– tha Djokovic gjatë një sesioni pyetje-përgjigjesh me gruan e tij Jelena.

“Gjithmonë e kam dashur Dubain, më pëlqen të vij këtu, kam pasur shumë suksese dhe jam i emocionuar që do të jem në fushën e tenisit të hënën. Më mungon tenisi pas gjithçkaje që ka ndodhur në dy muajt e fundit,”- tha ai.

Tenisti serb ka mbajtur një profil të ulët së fundmi, pas dëbimit të tij nga Australia muajin e kaluar për shkak të vendimit të tij për të mos iu nënshtruar vaksinimit kundër koronavirusit. Qeveria e Dubait nuk kërkon që vizitorët të vaksinohen për të hyrë në Emirate.

Djokovic, pavarësisht gjithçkaje që i ka ndodhur në Australi, është shprehur se ai synon të kthehet në Melburn për të luajtur sërish në “Rod Laver Arena”, fushë ku ka fituar më së shumti në karrierën e tij.

“Nuk kam asgjë kundër australianëve, kam një marrëdhënie të mirë me ta. Vetë rezultatet tregojnë se si ndihem sa herë që shkoj në atë vend. Ajo që ndodhi ishte e papritur, është e vështirë të harrohet, por unë ende dua të kthehem atje,”- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai do të luajë në vend të novak djokovicit në turneun “atp 500” në dubai për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic ai do të luajë në vend të novak djokovicit në turneun “atp 500” në dubai për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic

Sondazh

Poll