Sport

“Në banjë gjeta 12 lojtarë që pinin duhan”/ Ish-sulmuesi tregon ditën e parë te Juventus

17 Shkurt 2022, 19:50 Nga DOSJA
“Në banjë gjeta 12 lojtarë që pinin duhan”/

ITALI– Edhe një lojtar si Nicklas Bendtner, të cilit nuk i ka munguar asnjëherë asgjë në karrierën e tij, vazhdon të mahnisë me historitë që kanë të bëjnë jashtë fushës së blertë. Sulmuesi danez ka treguar një episod kur u transferua te Juventus në verën e vitit 2012.

“Nuk po arrija t’i gjeja djemtë, gjithçka ishte pak e çuditshme, veçanërisht sepse ishte dita ime e parë. Dhe më pas gjeta dhjetë a dymbëdhjetë lojtarë në banjë, duke pirë një kafe, duke biseduar, duke qendruar bashkë dhe duke pirë cigare. Ishte diçka e mrekullueshme dhe më bëri të mendoj se do të ishte një përvojë argëtuese.”

Në të kaluarën Bendtner ka treguar se si kishte humbur 450 mijë euro në 90 minuta në ruletë: ” Llogaria ime bankare po boshatisej, por për fat arrita ta rikuperoja disi në fund. Kjo përvojë më tronditi. Unë kurrë nuk kam qenë një djalë që kujdeset për paratë si një mënyrë për t’u dukur.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bendtner danimarka juventus bendtner danimarka juventus

Sondazh

Poll