Sport

Historia e Adrianos/ Nuk u transferua dot në Francë, harxhoi 13 mijë paund në bordello

17 Shkurt 2022, 18:49 Nga DOSJA
Historia e Adrianos/ Nuk u transferua dot në Francë, harxhoi 13

BRAZIL-Ai ka qenë gjithë jetën e tij në vëmendjen e medieve për polemikat jashtë fushës së futbollit, edhe pse aftësitë ka pasur mundësi t’i tregojë më së miri kur ishte pjesë e Interit. Me zikaltrit Adriano ka jetuar vitet më të mira të karrierës së tij të shkurtër si futbollist, duke marrë edhe emërtimin ‘Perandor’.

Ish-sulmuesi i Interit ka hyrë në histori edhe për pasionin e tij të madh për femrat e bukura. Së fundmi mediat braziliane kanë zbuluar një prapaskenë interesante për ish-sulmuesin e Interit. Në vitin 2015, Adriano ishte pranë kalimit në Francë te ekipi i Le Havre, por ky transferim dështoi në minutën e fundit.

Sipas medias braziliane “Extra”, Adriano shkoi në një shtëpi publike që të hiqte mërzinë e këtij transferimi të dështuar. Ai pagoi 18 prostituta ta shoqëronin duke shpenzuar 13 mijë paund atë natë. Ngjarja ka nisur të komentohet masivisht dhe të vihet edhe njëherë në shenjestër braziliani për sjelljet e tij tekanjoze.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport adriano brazil adriano brazil

Sondazh

Poll