Sport

E.League/ Zielinski tremb ‘Camp Nou’, Torres shpëton Barçën: gjithçka vendoset në Napoli

17 Shkurt 2022, 20:04 Nga DOSJA
E.League/ Zielinski tremb ‘Camp Nou’, Torres shpëton

EUROPË– Ndeshja e parë e raundit me eleminim direkt mes Barcelonës dhe Napolit në Europa League përfundoi me shifrat 1-1. Në këtë mënyrë kualifikimi do të vendoset javën tjetër në stadiumin ‘Maradona’. Skuadra e Spalletit e nisi mirë pjesën e parë dhe ia dolën të shënonin në minutën e 29’ me anë të Zielinskit. Ekipi katalanas reagoi dhe fitoi një penallti të minutën e 59-të. Ferran Torres nuk gaboi më, gjeti golin

e parë personal me Barcelonën dhe evitoi humbjen e skuadrës së tij. Vendasit tentuan golin e fitores, por Napoli i Amir Rrahmanit (titullar) rezistoi dhe kthehet në Itali me një barazim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona napoli barcelona napoli

Sondazh

Poll