Sport

Europa League/ Rangers shemb Dortmund në ‘Iduna Park’, Betis dhe Zenit nuk zhgënjejnë

17 Shkurt 2022, 20:15 Nga DOSJA

EUROPË– Dortmund dështoi në “Signal Iduna Park” përballë Rangers. Kampionët e Skocisë fituan 2-4 falë golave të Tavernier, Morelos, Lundstram dhe autogolit të Zagadou. Goli i talentit Bellingham dhe eurogoli i portugezit Guerreiro mbajnë gjallë shpresat e verdhezinjve, por përmbysja në ndeshjen e kthimit nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

Edhe skuadra ku aktivizohet Regi Lushkja, Sherif Tiraspol arriti të marrë një fitore në shtëpi 2-0 përballë Bragës, duke siguruar kështu një fitore shumë të rëndësishme në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi drejt trofeut të Europa League.

Gjithashtu fitore arriti edhe Betis përballë Zenit me shifrat 3-2. Vlen të theksohet se të 5-të golat u shënuan në pjesën e parë të takimin, ndërsa pjesa e dytë nuk arriti të kishte një ndryshim rezultati me skuadrat që “dakortësuan” me rezultatin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund europa league zenit borussia dortmund europa league zenit

Sondazh

Poll