Sport

Europa League/ Gjimshiti nderon Atalantën, Strakosha del i mundur nga Portugalia

17 Shkurt 2022, 22:11 Nga DOSJA
Europa League/ Gjimshiti nderon Atalantën, Strakosha del i mundur nga

EUROPË-  Kanë përfunduar katër takimet e Europa League që u luajtën në orën 21:00.Atalanta ka fituar me përmbysje kundër Olympiacos, me rezultatin 2-1, dhe heroi kam qenë mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Grekët shënuan me anë të Soares në minutën e 17’. Pas një ore lojë, Gjimshiti nuk fali me kokë pas një goditjeje këndi. Tre minuta më pas mbrojtësi do të shënonte sërisht që i dha fitoren skuadrës italiane.

E kundërta ndodhi me Lazion, që nuk e ruajti epërsinë pas golit të Zaccagni. Toni Martinez realizoi dy gola dhe i dha fitoren me rezultatin 2-1 Portos. Në barazim doli vetëm RB Leipzig-Real Sociedad, 2-2.Sevilla ka hedhur një hap drejt kualifikimit, pasi mposhti 3-1 kroatët e Dinamo Zagreb.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta europa league lazio strakosha atalanta europa league lazio strakosha

Sondazh

Poll