Sport

Vlahovic, zbulohet partnerja e re; Ajo është “Miss Italia” dhe tifoze e flaktë e Juventusit

17 Shkurt 2022, 21:06 Nga DOSJA
Vlahovic, zbulohet partnerja e re; Ajo është “Miss Italia”

ITALI– Një flirt i ri për Dusan Vlahovic? Kështu duket, sipas asaj që raporton Novella 2000. Revista e njohur gossip ka zbuluar dashurinë e re të gjigantit serb, i cili së fundmi i kishte dhënë fund lidhjes me blogeren e njohur Maria Sole Pollio. “Ai ka vendosur të fokusohet në kampionat dhe në ekipin e ri”, shkruante revista Chi javën e kaluar.

Periudha si beqar për numrin 7 duket se nuk ka zgjatur, madje përflitet për një dhuratë marramendëse nga bomberi serb për “flakën” e re, një tifoze e njohur e Juventusit.

Carolina Stramare, partnerja e re Vlahovic

Dusan Vlahovic është në lidhje me Carolina Stramare, modelen 23-vjeçare nga Genoa fituese e Miss Italisë në vitin 2019. Zbulohet se të dy ishin takuar në Firence, kur sulmuesi luante ende (ditët e fundit të janarit u transferua te Juventusi).

Historia do të vazhdonte transferimin e serbit në Torino.Po kështu, çifti ka kaluar së bashku edhe ditëlindjet e tyre përkatëse, të cilat ndahen vetëm nga një ditë. Vlahovic mbushi 22 vjeç më 28 janar, ndërsa ajo fiku 23 qirinj  më 27 janar. Pra, bukuroshja italiane është një vit më e madhe se sulmuesi I Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus vlahovic juventus vlahovic

Sondazh

Poll